Fjalë Kyçe

Llapjan i VV-së bëhet drejtor i bordit të INFRAKOS, ishte kryetar dege

Llapjan i VV-së bëhet drejtor i bordit të INFRAKOS, ishte kryetar dege

Mbrëmë, Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti, emëroi anëtarë të ri në Bordet e tri Ndërmarrjeve Publike.

Ish-udhëheqësi i Qendrës së Vetëvendosjes në Podujevë, Abdullah Lala, është emëruar drejtor i Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A.

Lala është parë tejet aktiv edhe në fushatën zgjedhore për kryetar komunal të Podujevës, ku i ka dalur në ndihmë Shpejtim Bulliqit.

Ai po ashtu njihet si aktivist i Vetëvendosjes qysh herët dhe një nga themeluesit e degës së VV’së në Podujevë.

Metro raporton se Abdulla Lala, madje kishte edhe si kandidat për Asamble komunale në Podujeve, djalin e tij Granit Lala.