Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Kujtim Shalën në Bordit të Postës.
Shala ka qenë kandidat për deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Se qeveria ka bërë emërime politike e ka pranuar edhe Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë.
Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në vitin 2017-të, Kujtim Shala, mbrëmë është zgjedhur drejtor në Bordin e Përkohshëm të Ndërmarrjes “Posta e Kosovës”, shkruan Gazeta Insajderi.
Vendim është marrë nga shefi në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti.
“Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes “Posta e Kosovës” janë emëruar: Mentor Arifaj, kryesues dhe drejtor; Kujtim Shala, drejtor; Sajmie Thaçi, drejtore; dhe Blerton Abazi, drejtor”, thuhet në njoftim.
Njëjtë sikurse partitë e tjera që kanë qenë në pushtet edhe Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur ta kapë shtetin me emërime partiake.