Në mesin e mbi 2 miojë të vdekurëve në Angli nga koronavirusi është edhe një qytetar nga Komuna e Ferizajt.
Metro mëson se bëhet fjalë për Naser Ramadanin, i cili gjithashtu kishte probleme me zemër. I ndjeri jetonte që një kohë të gjatë në Londër.
Kujtojmë, që Londra dhe Midlands janë ndër rajonet më të prekur në Britani nga koronavirusi, ndërsa një e treta e të gjitha vdekjeve besohet se janë në Londër.
Numri i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Britani ka shkuar në mbi 2.300 me një rritje rekord prej 563 viktimash brenda një dite.