Fjalë Kyçe

Për nënat police nuk po respektohet vendimi që njëri prind të lirohet nga puna, kërkohet zgjidhje

Për nënat police nuk po respektohet vendimi që njëri prind të lirohet nga puna, kërkohet zgjidhje

Nënat police kanë kërkuar që të lirohen nga puna ashtu siç është vepruar me doganën, prokurorinë, gjykatat, pas vendimit të marr nga Qeveria e Kosovës, si një nga masat parandaluese për parandalim të pandemis COVID-19.

Sipas kërkesës së tyre, thuhet se të lirohen nënat police që i kanë fëmijët e vegjël deri 12 vjet dhe ato që i kanë bashkëshortët polic, të qëndrojnë në shtëpi.

“Të lirohen nënat police që i kanë fëmijët e vegjël deri 12 vjet dhe që i kanë bashkëshortët polic e të qëndrojnë në shtëpi për hatër të fëmijëve që të kujdesen për ta si: me javë përgatit bukën, higjienën e tyre, për të qëndruar afër tyre në mësime”, thuhet në një kërkesë të tyre.

Ato kanë kërkuar urgjentisht nga Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Policisë që kjo çështje të zgjedhjet.

Këtyre nënave ju kanë shkel të drejtat e tyre, e po ashtu edhe fëmijëve të tyre qe kane mbet pa mbikëqyrje të nënave në këtë kohë të keqe. Ju lutëm urgjent Qeveria, MPB dhe Drejtoria e Policisë të merr një vendim për lirimin nga detyra e këtyre nënave që i kanë fëmijët e vegjël deri 12 vjet e qe e kane bashkëshortin polic e te qëndrojnë ne shtëpi e jo te vazhdojnë te punojnë ne ndërrime ne stacione”, thuhet ndër tjera në kërkesën e tyre.

Për këtë çështje në Policinë e Kosovës thonë se Policia e Kosovës do t’i të gjitha veprimet konform ligjeve.

“Policia e Kosovës, bazuar në urdhrin operativ për gatishmëri dhe veprim ndaj COVID-19, do ti ndërmerr të gjitha veprimet policore konform autorizimeve ligjore që ka, në të gjitha rajonet e Kosovës”, ka thënë për Insajderin, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Në vendimin e qeverisë të marr më 13 mars, në njërën nga masat parandaluese kundër koronavirusit ka liruar njërin prind nga puna me qëllim për tu kujdesur për fëmijët.