Fjalë Kyçe

Këto janë komunat prej nga vijnë pesë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Këto janë komunat prej nga vijnë pesë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me koronavirus.
IKSHP ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media, se numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 140, shkruan lajmi.net.
Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar.
Po ashtu, IKSHP ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë shëruar edhe 7 pacientë, gjë që numrin total të personave të shëruar e çon në 23.