Drejtori i Shëndetit në Vushtrri, Sylejman Meholli, bëri të ditur se atje është shënuar edhe një rast pozitiv me Covid-19, transmeton Klan Kosova.
“Rasti i 8-të pozitiv me Coronavirus në Vushtrri. Pacientja është hospitalizuar në klinikën infektive pasi që është udhëzuar nga institucionet shëndetësore në Vushtrri sot me datë 04.04.2020 ku pas testimeve ka rezultuar pozitiv me Covid-19”.
“Shtabi Emergjent Komunal po ndihmon IKSHPK që të gjurmojnë të gjitha kontaktet e pacientes. Të gjitha hapsirat e institucioneve shëndetësore po dezinfektohen. Deri në një vendim tjetër, me rekomandim nga institucionet kombëtare, do të ndalohen hyrje daljet në rrugën “Miftar Hasani” në fshatin Smrekonicë, nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Meholli në Facebook.