Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot që të ndalojë lëvizjen e qytetarëve nëpër të gjitha sheshet kryesore.
Që nga dita e sotme qytetarët e Prishtinës nuk do të mund të lëvizin shesheve kryesore.
I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se për shkak të sigurisë edhe e kanë marrë një vendim të tillë, pasi që sipas tij, qytetarët po dalin pa nevojë shesheve të Prishtinës.
Mirëpo, një gjë e tillë është vepruar njësoj edhe në lagjen Ulpiana në Prishtinë, përkatësisht në vendin e njohur si “fontana”.
Lexues të lajmi.net, kanë dërguar këtë fotografi në adresën tonë, ku edhe shihet se është vendosur shiriti i policisë i cili ndalon lëvizjen në këtë pjesë.
Theksojmë se “fontana” në Ulpianë është një vend mjaft i frekuentuar e sidomos kur moti është me diell.
Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë 145 persona të prekur me koronavirus, 23 të shëruar dhe tre të vdekur.