Një person i sëmurë është bartur sot me autoambulancë nga banesa e cila ndodhet në rrugën “Wesley Clark” në Vushtrri.
Autoambulanca dhe një patrullë policie kanë intervenuar në rast.
IndeksOnline ka siguruar një video ku shihen mjekët teksa e marrin në autoambulancë personin e sëmurë.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për IndeksOnline se deri tani nuk ka asnjë informacion për këtë rast.
“Në momentin që kam ndonjë informacion, do t’iu informoj”, ka thënë Zahiti.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=36&v=fnIpgd2mmWI&feature=emb_title