13 qytetarë janë të infektuar me virusin Covid-19, në komunën e Kamenicës.
Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, në një intervistë për Insajderin, ka thënë se këta qytetarë janë infektuar nga shoferi i autobusit, që ka ardhur nga Gjermania.
Si pasojë e kësaj, një fshat i tërë është futur në karantinë.
Kastrati ka theksuar se mbi 70 persona të cilët janë testuar kanë dal negativ. Sa i përket furnizimit me material mbrojtës, ai ka thënë se janë pajisur qysh kur janë lajmëruar rastet e para në Kosovë.
Po ashtu, Kastrati ka folur edhe rreth situatës politike dhe mocionit për rrëzimin e qeverisë.