Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, familjet kosovare po përballen edhe me mungesë të artikujve ushqimorë, për shkak edhe të gjendjes me koronavirus. Për këtë qëllim, pjesëtarë të shoqërisë civile të organiuar në kuadër të komuniteti Orllan kanë filluar me grumbullimin e ndihmave për familjet në nevojë të kësaj ane. Komuniteti Orllan apelon të mblidhen sa më shumë ndihma deri në fillim të muajit të Ramazanit më 24 prill.
Njoftimi i Komuniteti Orllan:
Mërgata jonë si gjithherë edhe kësaj here ka filluar të organizohet që në kohe pandemie dhe në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit të ndihmoj bashkëvendësit e tyre.
Bashkëvendësit tanë që jetojnë jashtë vendit, por edhe ata brenda vendit, kanë shprehur vullnetin e tyre që sado që kanë mundësi t’i ndihmojnë bashkëvendësit e tyre, pra bëhet fjalë për banorët e Orllanit me fshatrat përreth, (vlen edhe për bashkëvendësit që nuk jetojnë në Orllan apo fshatrat përreth, por që kanë qenë banorë të kësaj ane).
Faqja Komuniteti Orllan në bashkëpunim me humanistin Sylejman Rrahmani dhe hoxhën e nderuar Shefqet Pajaziti dhe aktivistin e shoqërisë civile Rexhep Zeka, do të përkujdesen për transparencën dhe shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet që kanë nevojë para muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Të gjitha mjetet që dhurohen në konton përkatëse ju lutem t’i shkruani edhe në koment, që te jemi sa më transparentë.
Duke ju falënderuar për mirëkuptim ju ftojmë të kontribuoni me aq sa keni mundësi për bashkëvendësit e juaj. Allahu ju shpërbleftë.
BANKA KOMBËTARE TREGTARE – KOSOVË
SUNDIMI I DEMOKRACIS NE KOSOV
IBAN : XK051901986322031125
SWIFT CODE: NCBAXKPR