Kreu i Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët e komunë së tij.
Ai ka thënë se personi që u konfirmua mbrëmë me koronavirus vije nga fshati Semetisht dhe i njejti ka pasur kontakt me banorë nga Suhareka, Vraniqi dhe Doberdelani.
Postimi i tij:
Merreni situatën serioze, sepse me moskujdesin tuaj mund të shkaktoni dëme të mëdha.
I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.
Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat.
Nuk kemi nevojë për panikë, por ju lutem qëndroni në shtëpi.
https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/521916955160885