Fjalë Kyçe

Ekipet e IKSHPK-së në Kuvend: Kontrollojnë deputetët për simptoma të koronavirusit

Ekipet e IKSHPK-së në Kuvend: Kontrollojnë deputetët për simptoma të koronavirusit

Në ora 11:00 pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës e iniciuar nga PDK-ja.

Në objektin e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë arritur ekipi i Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik për të kryer kontrollet ndaj deputetëve nëse kanë simptoma të pandemisë së koronavirusit, raporton Ekonomia Online.

E gjithë kjo po bëhet për shkak të mbarëvajtjes së seancës së iniciuar nga PDK-ja për miratimin e një pakoje prej 300 milionë eurove për tu dalë në ndihmë bizneseve që janë të prekur nga masat e ndërmarra kundër pandemisë.