Fjalë Kyçe

Sami Lushtaku shpallet i pafajshëm

Sami Lushtaku shpallet i pafajshëm

Ish- kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Sahit Jashari e Ismet Haxha jane liruar nga akuza për arratisjen nga QKUK- ja me datën 22 maj 2014.

Për KALLXO.com lajmin e ka konfirmuar avokati Artan Çerkini, mbrojtës i të akuzuarit Sami Lushtaku.

Aktakuza thotë se nga mëngjesi i datës 20 maj deri në mbremjen e 22 majit, Sami Lushtaku së bashku me Ismet Haxhën dhe Sahit Jasharin jane arratisur nga objektet e Spitalit Rajonal të Prishtinës.

Gjithnjë sipas aktakuzës Lushtaku, Jashari dhe Haxha jane fshehur në lokacion të panjohur duke u arratisur nga institucioni ku ata kanë qene në bazë të vendimit të ligjshem.

Sipas prokurorisë qëllimi i arratisjes ishte  mos ekzekutimi i vendimiit të gjyqtarit të EULEX-it për transferin e të akuzuarëve nga Burgu i Dubravës në Burgun e Mitrovicës.