Fjalë Kyçe

PDK propozon mocion shtesë për pakon emergjente

PDK propozon mocion shtesë për pakon emergjente

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar një mocion shtesë në lidhje me dy projektligje në Kuvendi i Kosovës ku po diskutohej për pakon emergjente prej 320 milionë euro të propozuar nga kjo parti, për t’u përballuar me krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza, ka thënë se këto dy nisma i kanë paraqitur të premten në Kuvend.

“Më lejoni që të fus dy projektligje në mënyrë procedurale që ka të bëjë me fillimin e kësaj seance. Duke u bazuar në rregulloren e punë së Kuvendit, në emër të GP të PDK-së, propozoj që në emër të kësaj seance të jashtëzakonshme të shqyrtojmë dy projektligje të cilat janë dërguar për shqyrtim në Kuvend. Bëhet fjalë për ligjet e propozuara nga GP e PDK-së”, ka thënë Hazma.

Hamza tha se kjo pako do t’ju shërbente bizneseve, punëtorëve të sektorit privat dhe të gjitha kategorive të tjera, të cilët gjenden në krizë si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi,

“Mundet më pas mundësi që qeveria mos me mujtë me proceduar ligje, por kuvendi është funksional. Ne po ju lusim për mirëkuptim t’i fusim të diskutojmë, e dimë që nëse ekziston vullneti politik kjo çështje mund të kryhet shpejt. Nuk është kuvendi ai që merret me zbatimin e këtyre ligjeve atë e bënë Qeveria. Por me diçka çka jam i sigurt është se dhjetar mijëra biznese kanë nevojë për ndihmë. Të gjitha kategoritë që përfitojnë nga pakoja. Projektligjet të cilat i kemi propozuar nuk shkaktojnë rrëmujë në buxhet, janë linja të reja. I kanë tri burime të financimit që janë më së të qëndrueshme. Ju lus që të hidhet në votim mocioni dhe të vihet në rend ditë”, ka thënë Hamza.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në bazë të Gjykatës Kushtetuese, nuk seanca të jashtëzakonshme nuk mund të futen pika tjera.

“Rendi i ditës së seanca të jashtëzakonshme duhet caktuar paraprakisht dhe nuk duhet të ndërrohet më. Për shkak të rregullave nuk mund ta vë këtë pikë të rendit të ditës sot. Ju keni të drejtë që këtë pikë ta vendosni në seancat tjera”, ka thënë Osmani.