Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të ketë përmirësim të motit dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave ditore.
Nesër në tërë rajonin do të kemi mot me diell, vranësira kalimtare dhe mjaft të nxehtë, me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave.
Fundjava na premton mot edhe më të nxehtë, por edhe me vranësira herë pas here dhe me erëra mesatare nga jugu.
Reshje të reja atmosferike pritet të kemi gjatë javës së ardhshme. Këto reshje pritet të jenë solide.