Janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në Komunën e Suharekës.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se sapo janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në këtë komunë.
Sipas Muharremajt, gjatë ditës së sotme ishin testuar 16 persona dhe për fat të keq, gjashtë prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.Postimi i plotë i Muharremajt:
Nga 16 mostra që janë testuar, 6 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covit-19.Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrollë, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen.Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë.