Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar pasi që kishte sulmuar fizikisht babain e tij, me ç’rast viktima kishte pranuar edhe tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në Prishtinës rreth orës nëntë të mëngjesit.
Sipas policisë i dyshuari ka qenë me të meta psikike, ku fillimisht është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë dhe më pas në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
“Prishtinë 16.04.2020 – 09:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari fillimisht është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë, e më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.