Një kosovar nga Shtimja që jeton në Zvicër ka vdekur nga koronavirusi.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga vet komuna e Shtimes.
Në njoftim bëhet e ditur se personi në fjalë vjen nga fshati Petrovë i kësaj komune, teksa ishte duke jetuar në Zvicër.
Njoftimi i plotë i komunës:
Mbrëmë në orët e vona nëpërmjet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi marrur informatën së një banor nga fshati Pjetërshticë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Andaj Shtabi Emergjent Lokal në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera kanë marr të gjitha masat sipas udhëzimeve të përcaktuara nga vendimet e mëparshme të Shtabit Emergjent për mbrojtje nga COVID-19.
Pacientit i urojmë shërim si dhe familjes nga Pjetërshtica do t’i jemi afër për çfarëdo nevoje.
Poashtu dje kemi kuptuar se një bashkëvendas nga fshati Petrovë me banim në Zvicër ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes COVID-19 me këtë rast i shprehim ngushëllimet më të sinqeta.
Ju lusim që të vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja!.