Në komunat veriore të Kosovës janë konfirmuar tri raste të reja të infeksioneve me koronavirus.
Në veri të Kosovës janë shënuar tri rasate të reja pozitive me koronavirus, ka njoftuar sot specialistja e epidemiologjisë, Desanka Nokavoviq nga Instituti për Shëndetin Publik në veri të Mitrovicës, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton lajmi.net.
Ajo ka shpjeguar se bëhet fjalë për një banor të veriut të Mitrovicës dhe një tjetër nga Leposaviqi.
“Na presin javë të vështira, sepse kemi numër më të madh të infektuarve. Por, në qendrën klinike për momentin nuk kemi asnjë mjek pozitiv me COVID-19”, dekaroi Novakoviq.
Deri më tani në komunat me shumicë serbe në Kosovë janë shënuar 72 raste me koronavirus nga të cilët dy persona kanë humbur jetën, nga Leposaviqi dhe veriu i Mitrovicës.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është jatër. Deri dje janë testuar 584 persona.