Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se do të dhurojë gjysmën e pagës sikurse shefi i tij në Qeveri Albin Kurti si përkrahje për luftën ndaj koronavirusit.
Abazi me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se do të veprojë si kryeministri në detyrë duke dhënë gjysmën e pagës së tij për luftimin e Koronavirusit.
Ky është postimi i plotë:
“Në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Corona Virusit, duke dhuruar 50% të pagës, i bashkangjitem Kryeministrit dhe deputetëve të LVV, mërgatës dhe të gjithë atyre që kanë dhuruar dhe po vazhdojnë te dhurojnë. Me solidaritet e me dashuri të qëndrojmë bashkë kundrejt sfidës prej së cilës do të dalim edhe më të forte.
“Nderim e respekt për personelin shëndetësor dhe punonjësit e sektorëve qe pa reshtur janë në shërbim të qytetarëve”.