Fjalë Kyçe

Ferizaji 15 raste të reja, këto janë qytetet e tjera ku u konfirmuan sot rastet pozitive me koronavirus

Ferizaji 15 raste të reja, këto janë qytetet e tjera ku u konfirmuan sot rastet pozitive me koronavirus

Në Kosovë janë shënuar 31 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Rastet e reja të konfirmuara si pozitive nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë të shpërndara në qytete të ndryshme, me Ferizajin që prinë me 15 raste të reja, shkruan lajmi.net.
Përveç Ferizajit, gjithashtu Vitia ka 9 raste të reja, 2 raste të tjera janë në Prishtinë dhe qytete të tjera me nga një rast.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: dhjetë (10) raste Ferizaj, tre (3) raste Mirash, një (1) rast Mirosal dhe një (1) rast Kosinë), nëntë (9) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: tre (3) raste Viti, tre (3) raste Gushicë dhe tre (3) raste Pozharan), dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Miradi e epërme-Fushë Kosovë, Skenderaj, Vojnovc-Shtime, Sllatinë-Leposaviq dhe Zubin Potok .”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.