Fjalë Kyçe

Lajm i mirë nga Malisheva: 23 persona mposhtën koronavirusin

Lajm i mirë nga Malisheva: 23 persona mposhtën koronavirusin

Malisheva që deri pak ditë më parë cilëoshej si vatra e covid-a19 më në fund po merr  lajme të mira! 23 persona të infektuar me koronvirus në Malishevë kanë arritur të shërohen plotësisht.

Në Komunën e Malishevës aktualisht janë 70 persona të infektuar me covid-19, ndërsa edhe një viktimë, një 70 vejçar.

Gjatë ditës së djeshme Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka lajmëruar se dy persona nga ky qytete janë shëruar dhe janë liruar për në shtëpi.

Përveç konfirmimit për të shëruar, dje nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19, nga Malishevë.

Kujtojmë, që në Kosovë aktualisht janë 480 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa 12 të vdekur. Ferizaj është komuna me më së shumti të infektuar në vend, me 81 raste.