Fjalë Kyçe

Policia në Obiliq has një lokal të hapur me 16 persona brenda

Policia në Obiliq has një lokal të hapur me 16 persona brenda

Gjatë ditës së djeshme, njësitë policore pas pranimit të informatave e kanë hasur një lokal të hapur në Obiliq dhe brenda tij pronarin dhe 16 persona tjerë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori komunal, i cili ka ndërmarrë masat e parapara ligjore.

Pronari i lokalit është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt. Ndërsa ndaj personave të tjerë do të vazhdohet me procedurat e parapara.