Fjalë Kyçe

Dy pacientë me Koronavirus në gjendje kritike!

Dy pacientë me Koronavirus në gjendje kritike!

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare po mjekohen 53 pacientë të prekur me covid 19.

Prej tyre 6 janë në okisgjenoterapi dhe dy në gjendje kritike shëndetësore, një nga ta një shtatzënë.Gjendja e pacientëve të tjerë është stabile.

Ferizaj dhe Malisheva janë dy komunat me numrin më të madh të të prekurve.

Në komunën e Ferizajt thonë se është krijuar një shqetësim më i madh pas 15 rasteve të mbrëmshme pozitive me covid 19.Ndërsa në komunën e Malishevës thonë se aktualisht situata është e qetë në këtë komunë pasi që, që disa ditë nuk kanë pasur raste të reja të të prekurve me koronavirus.