Fjalë Kyçe

Këshilltari i Kurtit i thotë Thaçit dhe Grenellit: Ne do të rezistojmë

Këshilltari i Kurtit i thotë Thaçit dhe Grenellit: Ne do të rezistojmë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se javën tjetër do t’i ndërmerr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re.

Në llogarinë e tij në Twwtter, Thaçi ka theksuar se “tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për ta forcuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian ndaj Kosovës”.

Këtë postim të Presidentit Hashim Thaçi e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, edhe i përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka shtuar se posa të bien tarifat dhe masa e reciprociteti, dialogu do të fillojë intensivisht.

Por, si duket këto deklarime nuk i ka pëlqyer këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Shkëlzen Gashit, i cili në llogarinë e tij në Facebook, ka paralajmëruar se do të ketë rezistencë.

“Këta po duan të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë serbe e asociacion të tyre; si dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë. Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia e as anëtarësim në OKB”.

“Këta do të marrin amnisti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnisti nga Gjykata Speciale. NE DO TË REZISTOJMË”.

https://www.facebook.com/shkelzengashi/posts/10159577043363294