Fjalë Kyçe

LDK nuk është më pjesë e Qeverisë, por ministri i saj nuk e ndal punën

LDK nuk është më pjesë e Qeverisë, por ministri i saj nuk e ndal punën

Derisa Lidhja Demokratike ka vendosur të tërhiqet nga qeveria Kurti, ministrat e LDK-së po vazhdojnë punën me intensitet të njëjtë. Një prej ministrave më aktivë të kësaj Qeverie, është edhe ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku.

Ai ka postuar edhe disa pamje të punimeve që po bëhen në shenjëzimin e rrugëve në pjesë të ndryshme të vendit. Ai i ka cilësuar këto pamje si e ‘bukura në detaje’.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

E bukura është në detaje.

Punë të mbarë më punëtorëve. Rrugë të mbarë – kur t’i kthehemi rrugëve një ditë – gjithë të tjerëve.

E sado që i pastrojmë, mirëmbajmë e shenjëzojmë, ato duken të trishta pa njerëz në to. Forca edhe pak; kujdesuni për veten!