Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm në fshatin Preoc të Prishtinës.
Kështu e ka cilësuar Policia e Kosovës, të cilët raportojnë se viktima për shkaqe shëndetësore ka kërkuar emërgjencën.
Mirëpo, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij, personi tashmë i ndjerë nuk ka arritur të mbijetojë derisa njësiti mjekësor ka shkuar në vendngjarje ku edhe është gjetur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit nuk hapet rast, ndërsa trupi i pajetë iu lirohet familjarëve.
“Fsh. Preoc, 19.04.2020-10:05. Rapotohet se viktima mashkull për shkaqe shëndetësore ka kërkuar emergjencën. Njësiti mjekësor ka arrit në vend ngjarje ku ka gjetur viktimën pa shenja jete. Me vendim të prokurorit nuk hapet rast dhe se trupi i pa jetë iu lirohet familjarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.