Fjalë Kyçe

Osmani pjesë e takimit të Albin Kurtit me partitë politike

Osmani pjesë e takimit të Albin Kurtit me partitë politike

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbërritur Qeveri, në takimin e thirrur për të diskutuar për gjendje rreth pandemisë së koronavirusit.

Edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të jetë pjesë e takimit.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Ndërsa Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë.