Fjalë Kyçe

Mustafa s’e mohon se mund të jetë kandidat për kryeministër

Mustafa s’e mohon se mund të jetë kandidat për kryeministër

Pas mbledhjes së kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në një konferencë për media, kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ka folur në lidhje me emrin që do ta propozojnë për kryeministër në qeverinë e re, nëse kjo parti merr mandatin për formimin e Qeverisë.

Ai ndonëse ka thënë se emër nuk ka ende, nuk e ka mohuar faktin që ai të jetë emri për kryeministër. I pyetur se a do ta pranojë një detyrë të tillë, ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se do të bëjë përkjekje maksimale që zgjidhja të jetë më e mira e mundshme për partinë e tij.

“Nuk e kemi diskutuar që un të jem kryeministër, unë do të bëjë përpjekje maksimale që zgjidhja të jetë më e mira e mundshme për LDK-në. Nuk e kemi emrin akoma, ne do të shohim kur të jemi gati ta marrim mandatin do ta sqarojmë emrin në struktura e LDK-së dhe do të dalim me emrin konkret”, është shprehur Mustafa.

Ai po ashtu ka folur edhe për kryeparlamentaren Vjosa Osmanin, e cila nuk ishte e ftuar në këtë mbledhje. Ai ka thënë se ajo e ka përjashtuar vetën nga kjo mbledhje me qëndrimin e saj publik.

“Osmani ka dhënë qëndrimin e saj në mënyrë publike. Mu më ka interesuar se çfarë mendojnë tjerët, ajo e ka përjashtuar vetën dhe e ka dhënë qëndrimin e saj që ka qenë kundër moscionit të mosbesimit”.