Fjalë Kyçe

Mustafa: Nëse LDK-ja merr Qeverinë, hapi i parë do të jetë heqja e reciprocitetit

Mustafa: Nëse LDK-ja merr Qeverinë, hapi i parë do të jetë heqja e reciprocitetit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes ka deklaruar se kanë marrë përkrahja nga Këshilli i përgjithshëm për formimin e koalicionit me AAK-në, AKR-në, Nismën dhe dy parti të pakicave joshqiptare.

Ai tutje ka shtuar se presin që Vetëvendosje ta pranojë ose ta refuzojë mandatarin për Qeverinë.

“Ne konstatuam bashkërisht që kemi marrë një përkrahje të gjerë të Këshillit të Përgjithshëm, të cilët kanë votuar pro për koalicion me AAK, Nismën dhe AKR-në dhe dy grupe të partive joshumicë”, ka thënë ai.

Mustafa tutje ka shtuar se nëse LDK-ja do ta drejtonte një Qeveri, hapi i parë do të ishte heqja e reciprocitetit.

Sipas tij kjo për t’i hapur rrugë dialogut, duke shtuar se, nëse Serbia nuk reflekton do të kthehej një reciprocitet i plotë ekonomik dhe politik.