Fjalë Kyçe

A duhet të arrestohen qytetarët që nuk respektojnë orarin e lëvizjes?

A duhet të arrestohen qytetarët që nuk respektojnë orarin e lëvizjes?

Avokati i njohur kosovar, Musa Damati, ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës nuk mund të arrestohen për shkak të mosrespektimit të orarit të lëvizjes, në të kundërtën, çdo arrestim mbi këtë bazë është i pa ligjshëm.

Ai, në një koment të postuar në faqen e tij të rrjetit social Facebook, ka shkruar se bazuar në vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, de jure përcaktohet taksativisht se mos respektimi i orarit te lëvizjes, ka si konsekuencë gjobën për personat fizik dhe juridik.

Bazuar në këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan më tej Damati, nga data 15 prill (data e hyrjes në fuqi të vendimit të MSH-së), asnjë qytetar i Kosovës nuk mund të arrestohet për shkak të mos respektimit të orarit të levizjes.

Sipas tij, çdo arrestim eventual i qytetarëve mbi bazën e mos respektimit të orarit të lëvizjes është i paligjshëm, dhe për më tep ër, është në kundërshtim edhe me standardet ndërkombëtare të vendosura me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Postimi i plotë i avokatit Damati:

Ndryshe, bazuar në vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë janë parashikuar të listuar një numër i masave te cilat duhet te respektohen nga qytetarët, por mosrespektimi eventual i tyre, duke u bazuar në vendimin e ri, konsiston se nuk përbën vepër penale dhe kategorizohet vetëm si delikt administrativ apo kundërvajtje. Ndërsa, si konsekuenca parashikohen vetëm dënimet me gjoba administrative të cilat vargojnë duke filluar nga 1.000 deri në 2.000 euro për personat fizik, dhe nga 3.000 deri ne 8.000 euro për personat juridik.