Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në komunën e Deçanit.
Saktësisht në fshatin Llukë e Epërme një veturë është rrokullisur, shkruan Indeksonline.
Nuk dihet për persona të lënduar, por si pasojë e aksidenti pati dëme të mëdha materiale.
Duhet përkujtuar që ditëve të fundit numri i aksidenteve për fat të mirë ishte mjaftë i ulët, por me ndryshimin e temperaturave dhe reshjeve të shiut, zakonisht aksidentet janë më të shpeshta.