Fjalë Kyçe

Njoftim i rëndësishëm për kosovarët që jetojnë në Gjermani

Njoftim i rëndësishëm për kosovarët që jetojnë në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës të cilët qëndrojnë në Gjermani dhe ju ka skaduar viza.

Në njoftimin e tyre thuhet se të gjithë ata qytetarë që iu ka skaduar viza kanë të drejtë të vazhdojnë qëndrimin e tyre deri më 30 qershor 2020.

“Me vendim të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë nënshkruar nga Ministri Seehofer, të gjithë shtetasit e huaj që janë në Gjermani me vizë Schengen- dhe kjo u ka skaduar – kanë të drejtë të qëndrojnë në deri me datën 30 Qershor 2020″, ka njoftuar Ambasada

Ky vendim vlen edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës që janë në këtë shtet.