Fjalë Kyçe

Drejtori Rashit Qala nxjerr urdhëresë që ndalon policët të komentojnë dhe bëjnë postime në rrjetet sociale

Drejtori Rashit Qala nxjerr urdhëresë që ndalon policët të komentojnë dhe bëjnë postime në rrjetet sociale

Një urdhëresë e lëshuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ua ndalon pjesëtarëve të saj të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale.

Burimet e IndeksOnline brenda këtij institucioni kanë thënë se urdhëresa është lëshuar nga kreu i policisë pasi kishte informacione se policë të ndryshëm kishin komentuar nëpër rrjete sociale për raste të ndryshme që kanë të bëjnë me situatën politike dhe me pandeminë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj ka urdhëruar që të merren masa ndaj secilit zyrtarë policor që shkel këtë urdhëresë.

Me këtë veprim, krerët e policisë dëshirojnë ta ruajnë profesionalizmin, paanshmërinë dhe neutralitetin si institucion profesional publik në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Urdhëresa u është dërguar të gjitha drejtorive, stacioneve dhe zyrtarëve policor në nivel vendi. Rikujtojmë se një urdhëresë e tillë ishte lëshuar edhe në të kaluarën ku pjesëtarët e policisë e kishin të ndaluar rreptësishtë të postojnë fotografi në rrejtët sociale me uniformen e policisë.