Drenasi është një prej komunave të fundit që i është shtuar hartës së rretheve që hyjnë si vatra të përhapjes së koronaviusit. Por, nga testimet e kryera që ka kryer sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik del se ka vetëm një numër të vogël prej 6 personash që janë të infektuar në shkallë vendi. Ndërsa personat e testuar në një fshat të Drenasit kanë rezultuar negativ. Këtë lajm e ka dhënë vetë kreu i Drenasit Ramiz Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Lajm i mirë, të gjithë 14 anëtarët e familjes së testuar nga Zabeli i Ulët, janë negativ!
Pas identifikimit të një qytetari si pozitiv me covid-19, nga Zabeli i Ulët, tërë familja është marrë në testim. Nga testimi rezulton se të gjithë 14 anëtarët e familjes janë negativ.
Ftoj qytetarët edhe më tej të respektojnë udhëzimet rreth parandalimit dhe luftimit të virusit covid-19!
Kujdes po, panik jo!