Fjalë Kyçe

Ky është oficeri doganor që humbi betejën me koronavirusin

Ky është oficeri doganor që humbi betejën me koronavirusin

Sot ka humbu betejën me koronavirusin një oficer doganor nga Prizreni, kurse identitetin e tij e ka zbuluar Ismet Kryeziu nga shoqëria civile në këtë qytet.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se personi që vdiq sot nga COVID-19, ishte oficer doganor. Sipas njoftimit të QKUK-së, pacienti ishte 53 vjeç dhe nga Komuna e Prizrenit.

“Sot në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë oficeri doganor, i cili ishte i infektuar me COVID-19. Kjo është një humbje e madhe për Doganën, pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin e Doganës, duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi, të cilat edhe i themeloi dhe i funksionalizoi. Së fundmi, i ndjeri ishte udhëheqës i pikë-kalimit kufitar të Vërmicës”, thuhet në një njoftim të bërë në Facebook.

Gjithsej në Kosovë, deri më tash kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë 630 janë të infektuar.

Postimi i Ismet Kryeziut:

Lajm i hidhur, Kujtimi e paska humbur betejen me covid19. Ne e paskemi humbur nje shok, e qyteti i Prizrenit nje qytetar shembullor.

Ngushellime familjarve edhe te gjithe atyre qe e kane njohur Kujtimin! Shpirti i tij u prehte ne paqe!