Fjalë Kyçe

Oficeri Kujtim Qafleshi para dy javësh u testua me Covid-19

Oficeri Kujtim Qafleshi para dy javësh u testua me Covid-19

Ministri i Financave Besnik Bislimi ka kujtuar oficerin doganor që vdiq sot si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai shprehet se oficeri Kujtim Qafleshi ishte në vijën e parë të angazhimit për luftimin e koronavirusit.

Postimi i plotë i ministrit Bislimi:

Ndërron jetë oficeri i Doganave të Kosovës

Të nderuar qytetarë

Doganat e Kosovës që nga dita e parë e masave kufizuese në përballje me pandeminë COVID 19, kanë qenë në linjë të parë të frontit duke u ekspozuar mbiproporcionalisht ndaj rrezikut për infektim. Falë angazhimit maksimal të zyrtarëve tanë doganor, si transporti ndërkombëtar i mallrave ashtu edhe i njerëzve është zhvilluar pa pengesa të mëdha.

Pjesë e këtij angazhimi ka qenë edhe z. Kujtim Qafleshi, me detyrë në pikëkalimin kufitarë në Vërmicë. Dy javë më parë, Kujtimi u testua pozitivisht me COVID 19. Sot me pikëllim të madh më duhet të ju informoj që z. Qafleshi nuk arriti ti mbijetoj infeksionit.

Vdekja e Kujtimit është humbje shumë e madhe për familjen e tij, por njëkohësisht edhe për gjithë Doganat e Kosovës. Kosova sot e humbi një punëtorë të mirë dhe një ekspert të shkencave ekonomike dhe një auditor të vlefshëm.

Në emër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve dua t’I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Qafleshi, por edhe miqve e kolegëve të Kujtimit në Doganat e Kosovës.

U prehtë në paqe shpirti i Kujtimit.