Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka ironizuar me heqjen e rrethojave të Qeverisë, duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti akoma po ecën me vetura të blinduara.
Kurti duke folur për punën e Qeverisë Kurti dhe shkeljet e saja të vazhdueshme Kushtetuese dhe ligjore, ka folur edhe për heqjen e rrethojave nga objekti i Qeverisë
Sipas Haradinajt, është mirë që Qeveria të jetë e hapur para qytetarëve, por jo që Kurti të heq rrethojat dhe në anën tjetër të shëtitet me vetura të blinduara.
“Është mirë të hiqen, është kulturë, sepse Qeveria s’ka pse të ruhet nga populli. Mirëpo këtë vlerësim është dashur ta marrin institucionet përkatëse”, tha Haradinaj.
“Kurti të endet me makinë të blinduar, por në anën tjetër të heq rrethojat”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se nuk e beson që Kurti do të shkon në ekstreme dhe të heq rrethojat për përdorimin e tyre në protestë.
“Nuk besoj që Kurti shkon te ato ekstremet, e ka të vështirë rikthimin në pushtet. Nuk është tragjike që VV ka rënë nga pushteti, mund të kthehet”, tha Haradinaj.