Fjalë Kyçe

Hoti kujton zyrtarin e LDK-së të vrarë pas luftës

Hoti kujton zyrtarin e LDK-së të vrarë pas luftës

Avdullah Hoti, kandidat për Kryeministër nga radhët e LDK-së ka kujtuar përmes një postimi zyrtarin e vrarë të LDK-së menjëherë pas luftës, Ismet Rracin.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot 19 vite më parë, në mëngjesin e 24 Prillit, në pragun e shtëpisë, i pa mbrojtur e pa i pasë borxh askujtë, në të drejtën e vet është vrarë profesor Ismet Rraci, i pari Kryetar Komune në Klinë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Vrasja e tij paraqet një akt klasik të përpjekjes për të instaluar terrorin e për të goditur në palcë demokracinë e brishtë, që sa kishte lindur në atë kohë tek ne.

Vrasje të tjera i paraprinë, e të tjera vrasje vazhduan më pas ndaj njerëzve të lirë, të panënshtrueshëm e ëndrrimtarë, që po binin në themelet e Republikës me moton e Kryetarit Rugova – “kokën mund të ma ndrroni por mendimin kurr!”

Sot nuk na jep trishtim vetëm mungesa e tyre për t’i gëzuar frytet e gjakut të tyre, por edhe mungesa e drejtësisë. Për sa kohë nuk e bëjmë këtë, as ne e as demokracia nuk do jemi të denjtë.

Të pastë dritë shpirti Kryetar!