Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Nesër do ketë mot të ngrohtë, kryesisht me diell. Kohë pas kohe vranësira kalimtare.
Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 22C, e vise malore 3C deri 14C. Erë mesatare nga jugperëndimi 4-9m/s. Indeksi UV: 7.