Fjalë Kyçe

Komuna e Pejës shpallet zonë karantine

Komuna e Pejës shpallet zonë karantine

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Pejës është shpallur zonë karantine.

Sonte në Pejë rezultuan 2 raste pozitive, por megjithatë, MSH-ja ka vendosur që komuna të shpallet zonë karantine pasi disa banorë dyshohet të kenë pasur kontakt të drejtpërdrejt me personin e infektuar me koronavirus, mëson KOHA.

“Obligohen të gjithë banorët të respektojnë masat”, thuhet në njoftim.

Vendimi hyri në fuqi sonte.

Në Pejë gjithsej janë 49 të infektuar.