Fjalë Kyçe

Plagoset një 17-vjeçar në fshatin Mulliq të Gjakovës

Plagoset një 17-vjeçar në fshatin Mulliq të Gjakovës

Një djalë 17-vjeçar është plagosur sot gjatë kohës sa kishte dalur për ecje me shokë, në malin e fshatit Mulliq.

Viktima ka pësuar lëndime trupore nga pushka ajrore dhe sipas policisë është plagosur aksidentalisht, nga njëri prej shokëve që ishte në mal me të.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta tha se personi i dyshuar është arrestuar dhe po intervistohet nga policia.

“Rreth orës 16:00, Spitali Rajonal na ka njoftuar se personi 17 vjeçar, i cili me dy shokë ka dalë në mal për shëtitje, ka pësuar lëndime trupore. Aksidentalisht njëri prej shokëve e ka plagosur me një pushkë ajrore. Mjeku ka konstatuar se plagët kanë mundur të shkaktohen nga arma e zjarrit, por, gjatë intervenimit kirurgjik është vërejtur se bëhet fjalë për pushkë ajrore. I dyshuari është arrestuar dhe është duke u intervistuar, ndërsa arma është konfisku”, konfirmoi Graishta.