Fjalë Kyçe

Parashikimi i motit për nesër, pritet reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Parashikimi i motit për nesër, pritet reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira konvektive dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Reshjet e shiut parashihen të përcjellën me shtrëngatë dhe me breshër në vende të kufizuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.