Biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi ka dhuruar 460 llaptopë për të lehëtsuar mësimin në distancë të nxënësve gjatë kohës së pandemisë. Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami e ka falënderuar Kelmendin për ndihmën bujare.
Postimi i ministres Bajrami:
MAShTI falënderon Ramiz Kelmendin dhe “Elkos Group – ETC” për donacionin prej 460 llaptopë, për mësimin në distancë
Pas lajmit të mrekullueshëm që z. Ramiz Kelemendi dhe “Elkos Group – ETC” dhurojnë 460 llaptopë për mësimin në distancë, pata një bisedë telefonike me z. Kelmendi për ta falënderuar për këtë kontribut të rëndësishëm në këtë kohë pandemie.
Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dëshiroj ta falënderoj publikisht z. Kelmendi për këtë donacion shumë të rëndësishëm për nxënësit e Kosovës. Ky donacion do të ndihmoj shumë në rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së nxënësëve në mësimin në distancë.
Me Z. Kelmendi u dakorduam që 460 llaptopë nga “Elkos Group – ETC” dorëzohen në MASHTI me datë 4 maj, prej nga do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës. MAShTI për këtë qëllim do të formoj një komision i cili do të përbëhet nga:
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Prishtinë
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Pejë
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Graqanicë
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Shtime
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mitrovicë
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Suharekë dhe
Një përfaqësues i “Elkos Group – ETC” dhe
Një përfaqësues i MAShTI-t