Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar 9 raste të reja me Covid-19 dhe 17qytetar të shëruar
“Sot më 29 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.
Nëntë rastet e reja me Covid-19 janë nga këto vendbanime të Kosovës:
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc),
dhe nga 1 rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.