Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Mitrovicën e Jugut.
E infektuara është një 27 vjeçare e cila ka punuar në qendrën tregtare “ETC” në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar nënkryetari kësaj komune, Faruk Mujka.
“Rasti është një 27-vjeçare e cila punonte në ETC. Ne do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme. Mund të ndodh që të mbyllet kjo qendër tregtare, dhe qendrat tjera në afërsi”, ka deklaruar Mujka në RTV Dukagjini.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar kryetarin e komunës, Agim Bahtirin për detaje të tjera lidhur me rastin, por i njëjti nuk ka dhënë përgjigje.