Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën e pezullimit të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin kryeministër, pritet rreth orës 17:00, bëjnë të ditur burimet e KOHËS.
Kjo gjykatë njoftoi në mëngjes se palët kanë të drejtë të dërgojnë komentet për çështjen e pezullimit deri në orën 12:00 sot. Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar dje për dekretin.
Të enjten, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi ankesën në Kushtetuese, ndërsa në mëngjesin e së premtes, një ditë para seancës së paralajmëruar nga LDK-ja për votim në Kuvend, Gjykata Kushtetuese u dha palëve afat për komente për caktim të masës së përkohshme deri në orën 12:00.
Askush nga të përfshirët në këtë rast nuk ka njoftuar publikisht nëse kanë dërguar komente në Kushtetuese.