Fjalë Kyçe

Gjatë javës së ardhshme pritet të arrijnë mbi 10 mijë teste për koronavirus

Gjatë javës së ardhshme pritet të arrijnë mbi 10 mijë teste për koronavirus

Mbi 10 mijë teste për Covid-19 pritet që të vijnë në IKSHPK gjatë javës së ardhshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i tha Gazetës Express se kontrata për 10 mijë deri 13 mijë teste është nënshkruar dhe kontingjenti i parë i kësaj kontrate arrijnë brenda 7-10 ditëve.

Që nga data 8 shkurt deri më 1 maj 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë bërë gjithsej 7 mijë e 644 testime për mostrat e dyshura për koronavirus.

Një kontingjent prej 10 mijë deri në 13 mijë teste për Covid-19 pritet të arrijnë javën e ardhshme në Kosovë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha se kontrata për testet e reja është nënshkruar dhe pritet të arrijnë brenda 7-10 ditëve.

“Është nënshkruar kontrata edhe për 10.000-13.000 teste të tjera. Kontingjenti i parë prej kësaj kontrate pritet të fillojnë të arrijnë brenda 7-10 ditëve” , i tha Hoti, Gazetës Express.

Ai tha po ashtu se 7300 teste janë pranuar nga IKSHPK javën e kaluar.

“7 mijë e 300 teste javën e kaluar janë pranuar nga IKSHPK. Deri tash testet që ende janë në shfrytëzim nga kontratat paraprake kane qenë nga SHBA’ja, Gjermania dhe Britania e Madhe”, ka deklaruar Hoti.

Nga 7 mijë e 644 testet e kryera nga IKSHPK’ja deri më tani në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus  813 persona, 22 kanë vdekur të cilët kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 298 raste.

Ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar të enjten para mediave kufizimet e reja për qytetarët,.

Vitia në një konferencë për media ka deklaruar se në Kosovë momentalisht mesatarja e infektimit është zvogëluar në 3%. Ai ka thënë se masat do të merren në disa faza.