Fjalë Kyçe

Kurti paraqet bilancin pas 50 ditësh të shfaqjes së koronavirusit

Kurti paraqet bilancin pas 50 ditësh të shfaqjes së koronavirusit

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një bilanc të përgjithshëm rreth ecurisë së luftës kundër koronavirusit në vendin tonë, që prej paraqitjes së rastit të parë e deri më sot.

Postimi i plotë i Kryeministrit Kurti:

Sot janë bërë 50 ditë nga rasti i parë i virusit Corona në Kosovë. Duke ju falenderuar Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, forcave policore, dhe të gjithë mjekëve, infermierëve, dhe vullnetarëve, gjendja epidemiologjike në Kosovë ka filluar të normalizohet, sidomos për shkak të vënies së masave më të fundit parandaluese të 15 prillit.

Edhe pse më shumë teste janë duke u administruar javët e fundit, gjithnjë e më pak qytetarë po rezultojnë të infektuar me virusin Corona. Kemi më pak raste të infektimeve, më shumë raste të shërimeve, dhe si rezultat, numri i rasteve aktive ka marrë kahje të dëshiruar.

Si gjithnjë, vazhdojmë me kujdes dhe pa panik. Rreziku nuk ka kaluar ende. Por falë bashkëpunimit të të gjithëve, jemi në gjendje që të nisim lehtësimin gradual të masave në fuqi. Ju lumtë!