Ndërsa shtetet dorëzohen para pandemisë duke detyruar mbylljen dhe derisa miliarda njerëz detyrohen të ndryshojnë stilin e tyre të jetës, autoritetet publike po bëjnë një përparim që do të shënonte fundin e pandemisë së koronavirusit: zbulimin e një vaksine.
Por ekziston një mundësi tjetër, më e keqja: që asnjë vaksinë të mos zbulohet kurrë. Në këtë përfundim, edhe shpresat e publikut veniten.
Por në vend të zhdukjes së Covid-19, shoqëritë mund të mësohen të jetojnë me të. Qytetet do të hapeshin ngadalë dhe disa liri do të kthehen, por me një tempo të ngadaltë, nëse ndiqen rekomandimet e ekspertëve.
Testimi dhe gjurmimi fizik do të bëhen pjesë e jetës sonë në një afat të shkurtër, por në shumë vende, një udhëzim i papritur për tu izoluar mund të vijë në çdo kohë.
Trajtimet mund të zhvillohen – por shpërthimet e sëmundjes mund të ndodhin prapë në çdo kohë të vitit, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve do të vazhdojë të shënojë rritje.
Eshtë një shteg që rrallë mund të ndiqet publikisht nga politikanët, të cilët flasin me optimizëm për të kënaqur pritjet e qytetarëve që janë duke pritur tashmë për të gjetur një vaksinë. Por mundësia e mosgjetjes së një vaksine po merret shumë seriozisht nga shumë ekspertë – sepse kjo ka ndodhur edhe më pare, madje disa herë.
“Ka disa viruse për të cilat ne ende nuk kemi vaksina kundër”, thotë doktor David Nabarro, një profesor i shëndetit global në Imperial College London, i cili gjithashtu shërben si një i dërguar i veçantë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Covid-19. “Ne nuk mund të bëjmë një supozim absolut se një vaksinë do të shfaqet menjëherë, ose nëse shfaqet, nëse do t’i kalojë të gjitha testet e efikasitetit dhe sigurisë’.
Duhet kujtuar rastin kur ishte proklamuar vaksina për HIV Aids në vitin 1982, por që më pas kishte rezultuar joefikase dhe që prej atëherë nuk është zbuluar ndonjë vaksinë.